Hoxhaj shpreh ngushëllime për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 16 Mar 2025 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku vdiqën mbi 50 të rinj në një diskotekë pas një zjarri.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

“I tronditur thellësisht nga ngjarja tragjike në Maqedoninë e Veriut. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet dhe të dashurit e viktimave. Gjithashtu, uroj shërim të shpejtë për të plagosurit,” ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme