Shkon në 184 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në klubin e natës në Santo Domingo

Prishtinë | 10 Pri 2025 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Republikën Domenikane, ka shkuar në 184.

Të paktën 300 persona ndodheshin brenda klubit “Jet Set” çatia e të cilit u shemb mëngjesin e së martës, në kryeqytetin Santo Domingo.

Në mesin e viktimave janë edhe dy ish-lojtarë të bejsbollit të Ligës së Madhe.

Numri i saktë i të plagosurve nuk është dhënë ende nga zyrtarët.

Të ngjashme