Trump pezulloi për 90 ditë tarifat me BE-në, Macron: Derë e hapur për negociatat, por duhet të përgatitemi për kundërmasa

BERLIN, GERMANY - JANUARY 25: French President Emmanuel Macron during a joint press conference with German Chancellor Olaf Scholz ahead of talks at the Chancellery on January 25, 2022 in Berlin, Germany. (Photo by Kay Nietfeld - Pool/Getty Images)
Prishtinë | 11 Pri 2025 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

 “Një derë e hapur për negociatat mes BE dhe SHAB, por gjithsesi një një pauzë e brishtë”.

Kështu e ka quajtur presidenti francez Emmanuel Macron pezullimin e pjesshëm për të tarifave nga Donald Trump.

Në një postim në rrjetin social “X”, Macron shkruan se pauza do të thotë pasiguri për bizneset evropiane, të cilët janë ende subjekt i tarifave 25% për çelikun, aluminin dhe makinat, si dhe tarifën e re bazë prej 10%.

“Europa duhet të vazhdojë të punojë për të gjitha kundërmasat e nevojshme dhe të mobilizojë të gjitha levat në dispozicion për të mbrojtur veten. Ne kemi të drejtë të luftojmë, janë punët dhe jetët e vendeve tona në rrezik”, ka deklaruar presidenti francez.

Të ngjashme