Vdekje e dyshimtë në Lakrishtë të Prishtinës, 26-vjeçarja ra nga kati i shtatë

Prishtinë | 11 Pri 2025 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Një 26-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të dyshimta në lagjen Lakrishte të Prishtinës. Ajo ka rënë nga një objekt në këtë lagje, kanë konfirmuar nga Policia për Ekonomia Online.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e nevojshme mbi rrethanat e kësaj tragjedie.

Të ngjashme