Deklarohen nga Pakistani: Me Indinë kemi rënë dakord për armëpushim

Prishtinë | 10 Maj 2025 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar tha se Pakistani dhe India kanë rënë dakord për një armëpushim, duke konfirmuar njoftimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në platformën e tij Truth Social.

“Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis me sovranitetin dhe integritetin e tij territorial”, shkroi Dar, në një postim në X.

Njoftimi i papritur i armëpushimit erdhi pasi India dhe Pakistani vazhduan të akuzonin njëri-tjetrin për sulme gjatë natës deri të shtunën.

Të ngjashme