Vazhdimi i sotëm, i 15-ti, i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës filloi me një minutë heshtje në nderim të Tahir dhe Nebih Mehës, në 44- vjetorin e rënies së tyre, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën në këmbë për të bërë një minutë heshtje.
Mëngjesin e 13 majit 1982, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me të shtëna të pushkëve, ku luftimet zgjatën për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes.
Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, kurse të vdekur kanë mbetur edhe disa policë serbë, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur asnjëherë zyrtarisht.