Në protestën e veteranëve të luftës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Kosovë, u kërkua mbyllja e Gjykatës Speciale në Hagë, duke vlerësuar se drejtuesit e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në burg, raporton Ekonomia Online.
“Kjo është marri e shekullit 21, kjo gjykatë speciale. Njerëzit t’ u mbrojt pragun e shtëpisë së vet akuzohen për krime. Kjo nuk ndodh kund në dynja në drejtësi. Vetëm në Kosvë ndodh. Nuk kemi udhëheqësi. Shteti nuk e mbron qytetarin e vet. Janë në Hagë pa asnjë faj. Duhet të mbyllet sa më shpejt ajo gjykatë”, tha një protestues.