Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, fajësuar Qeverinë në detyrë për mosanëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Ai vlerësoi se për shkak të kësaj qeverie Kosova është larg proceseve për integrim në strukturat euro-atlantike.
“Me klasën pushtetore të katër viteve të kaluara, Kosova është larg proceseve për integrim në strukturat euro-atlantike. Mbetëm jashtë Këshillit të Evropës vjet dhe sivjet. Për më keq, Kosova është nën sanksione të BE-së tash e dy vjet. Për herë të parë në historinë e vet si shtet i pavarur dhe sovran. Imazhi i vendit tonë është dëmtuar”, shkroi në fb, Hamiti.