Haradinaj: Gati për zgjidhje, po të kishim kandidat unifikues do kishim votuar

Prishtinë | 15 Maj 2025 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar takimin e sotëm që pritet të mbahet me presidenten Vjosa Osmani dhe partitë opozitare, raporton Ekonomia Online.

 Ai e ka cilësuar pozitiv faktin që po nis komunikimi ndërmjet palëve.

“Është mirë që po ndodh një komunikim i parë do t’i japim idetë se si të dalim nga kjo gjende, edhe sot e kishim votuar nëse kishim pasur kandidat unifikues, pozicionin tim e dini, nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme