Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në shkollën në Graz të Austrisë

Prishtinë | 10 Qer 2025 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Në Graz të Austrisë të martën u raportua për sulm me armë.

Fillimisht, në mediat austriake u raportua për pesë të vrarë, por gazeta “Kronen Zeitung” tani raporton se numri i viktimave ka shkuar në tetë.

Dyshohet se sulmuesi ka hapur zjarr në dy klasë. Thuhet se ai u gjet më pas i vdekur në tualetin e shkollës.

Ai ishte nxënës dhe e thuhej se e konsideronte veten viktimë të bullizimit.

Përpos të vrarëve, raportohet se është edhe një numër dyshifror i të plagosurve.

Ministri i Punëve të Brendshme i Austrisë, Gerhard Karner, raportohet se është rrugës për në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme