Kryengjarja e librit në Kosovë, Panairi mbarëkombëtar i librit “Prishtina 2025” mbahet nga 11 deri më 15 qershor 2025.
Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri” vjen edicioni i 25-të i Panairit të librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e vyer të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë.
Ceremonia e hapjes do të mbahet sot, më 11 qershor, në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës, RTK.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00-21:00. Panairi do të mbyllet më 15 qershor në orën 19:00.
Hyrja për vizitorë: pa pagesë!
Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj: rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit: rreth 6000.
Përvjetorët që shënohen në Panairin e 25-të të librit janë:

