Albion Rrahmani e përfundon me sukses operimin në Rumani

Prishtinë | 13 Qer 2025 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e djathtë.

Operacioni është kryer të premten në Bukuresht, Rumani.

“Sapo përfundoi operacioni në këmbën e djathtë, gjatë të cilit u hoqën pllaka dhe vida të vendosura nga ndërhyrja e mëparshme në vitin 2023. Albionit i duhet një periudhë rikuperimi prej 7 deri në 10 ditë dhe më pas do të jetë i gatshëm për sezonin e ri, më i fortë se kurrë. Një falënderim i veçantë për Dr. Georgianu Vlad dhe të gjithë stafin e spitalit Monza në Bukuresht për profesionalizmin dhe kujdesin maksimal,” thuhet në njoftimin e agjencisë “KT Management”.

Rrahmani, që aktivizohet me Sparta Pragën, ka qenë në formë të shkëlqyer me Kosovën gjatë këtij muaji, duke realizuar pesë gola në miqësoret ndaj Armenisë dhe Komoreve.

Të ngjashme