Art Shahini nga Vushtrria shpallet lojtari më i mirë dhe golashënuesi i turneut në Prishtinë

Prishtinë | 16 Qer 2025 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Ylli i ri i futbollit nga Vushtrria, Art Shahini, ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Rilindja Kids Tournament 2025” të mbajtur në Prishtinë, ku morën pjesë 68 ekipe nga rajoni.

Përfaqësues i SHF EL CLASICO, Art Shahini u shpall lojtari më i mirë dhe golashënuesi i turneut në kategorinë U11, me 9 gola të shënuar, duke fituar çmimin “Topi i Artë”.

Ky sukses vjen pas një trajnim profesional në Barcelonë dhe është dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm.

Të ngjashme