Pritet zyrtarizimi i Pajazitit te Hajduku i Splitit

Prishtinë | 07 Kor 2025 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Adrion Pajaziti pritet të nënshkruajë me Hajduk Splitin, pasi tashmë marrëveshja është arritur.

Pajaziti tani është lojtar i lirë, pasi kontrata me Fulhamin ka skaduar. Mediat kroate bëjnë me dije se mesfushori kuqezi pritet të fitojë më shumë se 300 mijë euro pagë vjetore.

Kujtojmë që Pajaziti e njeh mirë elitën e futbollit kroat, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Goricës, ndërkohë që tashmë ka hedhur një hap më të rëndësishëm në karrierë.

Të ngjashme