Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në gjykatë për vrasje: Më telefonuan eja se e kanë vrarë Liridonën, motrën tënde

Prishtinë | 14 Kor 2025 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmoi të hënën dëshmitari Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, raporton Ekonomia Online.

“Në natën kritike unë isha duke punuar në lokal në fshatin tim. Diku rreth orës 10:00 mesnatë më ka telefonuar bashkëshortja dhe më ka thënë a dëgjove që e kanë vrarë Liridonen. Pasi në lokal kishte shumë njerëz nuk e kuptova mirë.
Nuk ka vonuar thirrja e dytë dhe ka thënë eja se e kanë vrarë Liridonën, motrën tënde. Kur jam shkuar në shtëpi gjendja e prindërve ishte tejet e rëndë. Nuk dija se çka të bëja. E kam marr veturën, i kam marr edhe prindërit dhe jam nisur për spitalin “Isak Grezda” në Gjakovë. Gjatë rrugës lexoja në gazeta që Liridona është vrarë. Kur kam shkuar në spital ju kam thënë mjekëve a mund t’ju japin ndonjë qetësues a diçka prindërve se motra ka vdekur. Pasi e kanë marr trajtimin mjekësor kemi vazhduar për në Prishtinë me saktësisht në QKUK. Kur kemi shkuar në spital, kishte policë të shumtë, të cilëve ju drejtova me pyetje a mund të dijë në lidhje me rastin e Liridon Ademajt. Ata më thanë që duhet të shkosh në stacionin policor në Dragodan. Kur kam shkuar në polici, aty kishte zyrtarë policorë dhe njëri nga policët aty që ishte ua kumtoj lajmin për vdekjen e Liridonës prindërve. Gjendja ishte tepër e rendë. Pas pak minutash aty erdh edhe ambulanaca. Unë kam thënë ku janë fëmijet dhe Naimi. Më kanë thënë që është brenda. Së bashku me bashkëshorten kemi shkuar të fëmijët, takimi me ta ishte shumë prekës, ata ishin të frikësuar, të mërzituar për atë që kishin parë e dëgjuar. Kur kam pyetur se ku është Naimi më kanë thënë që është duke dhënë deklaratë. Pas diku një ore e gjysmë, Naimi ka dalë nga policia, ne fëmijët i kishim marr me veturë. Kur ka dalë Naimi nga policia aty ishte prezent edhe Kushtrim Kokalla. E kemi pyetur Naimin se çfarë ndodhi. Ai na tha që na ka dal një hajn, me armë, dhe na ka kërkuar të holla. Unë tha i kam nxjerr të hollat dhe i kam thënë edhe Liridonës jepi krejt çka ke. Liridona duke shikuar në çantë unë i kam hapur dyert dhe ju kam thënë fëmijëve ikni në gjuhën suedeze. Pasi kemi shkuar 4-5 metra tha e kam dëgjuar një krismë, por unë kam vazhduar të iku me fëmijet. Ka ardhur një veturë në drejtim tonë dhe ka dashur të na shkel mu dhe femijët kam kerkuar ndihmë në disa shtepi por që nuk na kanë dhene ndihme. Kam shkuar në market aty i kam thënë pronarit a mund ta shikosh fëmijet se po du me shku me kqyre se ma kanë vra gruan. Por pronari nuk me ka lejuar, me ka thënë jo se është rrezik rri ketu priti policin . Pasi ishte esë natë se bashku me familejn i kemi marr femijt ndërsa Naimi ka qendruar se bashku me Kushtrimin. Për ne ajo nat nuk ishte e leht sespe i kishim edhe femit. Kemi qëndruar deri në mëngjes,” tha Liridon Ademaj.

L

Të ngjashme