Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se intervista e presidentit Hashim Thaçi ishte një dëshmi se ai edhe në rrethana të izolimit , në rrethana të burgut di të frymëzojë, di të japë shpresë, di që ta duajë vendin dhe qytetarët, të cilët e kanë mbështetur, raporton Ekonomia Online.
“Dhe kjo intervistë vjen në një kohë kur ballafaqohemi me liderë të cilët janë të burgosur në botëkuptime e tyre kamikaze , të cilat mbajnë Kosovën e izoluar dhe në stagnim të plotë .
Kjo intervistë vjen kur Kosova është e izoluar ndërkombëtarisht, e izoluar përbrenda dhe intervista e mbrëmshme e presidentit Thaçi është dëshmi e gjatë, ku kemi një dallim mes burrështetasve dhe njerëzve që shikojnë vetëm interesin e tyre.
Nga qelia na i hapi sytë për një Kosovë, e cila duhet të paraparë.
Kthimi i tij sa më parë shpejt do të ishte fitore jo vetëm për familje e bashkëpunëtorët e tij, por mbit të gjithë fitore për Republikën e Kosovës”, tha Behrami.
