Shahini: AKB dhe Kosova do të jenë gjithmonë derë e hapur për prodhues serioz

Prishtinë | 28 Kor 2025 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, priti në takim Sami Mustafën, pronarin e fabrikës “Ambrella” në Kumanovë, e cila prodhon roleta ekskluzive nga alumini me materiale 100 për qind zvicerane, gjermane dhe italiane të certifikuara.

“Ambrella Kumanovë – prodhuesi i vetëm në Ballkanin Perëndimor i roletave të Alominit me licencë zvicerane, viziton AKB-në.
Sot, në ambientet e Aleancës Kosovare të Bizneseve patëm kënaqësinë të mirëpresim z. Sami Mustafa, pronarin e fabrikës Ambrella Kumanovë, e cila prodhon roleta ekskluzive nga alumini me materiale 100% zvicerane, gjermane dhe italiane të certifikuara.

Në këtë pritje ishte z. Agim Shahini kryetar i AKB-së, së bashku me anëtarin e Bordit, z. Shkëlzen Jusaj. Diskutuam mundësinë që produktet e kësaj kompanie së shpejti të jenë të pranishme edhe në tregun e Kosovës, duke u bërë pjesë e komunitetit të bizneseve kosovare dhe njëkohësisht anëtare e AKB-së.
Z. Sami Mustafa theksoi: Produktet tona janë ekskluzive, të çertifikuara, me mekanizma digjitalë dhe garanci deri në 10 vite. Kosova është një treg gjithnjë e më interesant, sepse ndërtimi këtu ka kaluar nga emergjenca në ekskluzivitet, me kërkesë për produkte të qëndrueshme dhe moderne.

AKB dhe Kosova do të jenë gjithmonë derë e hapur për prodhues serioz si Ambrella , duke promovuar cilësinë dhe inovacionin në tregun tonë.
Mirë se vini në Kosovë me produkte tuaja dhe mirë se vini në AKB, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme