Kurrë nuk kisha besu që LVV që e kena votu në 2021 për me sjellë ndryshim ka me i ba krejt ato që vetë i ka qujt të këqija e dëmshme për shtetin e Kosovën.
Sot po lexojmë që kanë fillu me i ndrru edhe tabelat e makinave zyrtare. Po i vendosin numra si të makinave normale. E pse, me u fsheh prej publikuat a pse? Me mos u dallu? Mos me i mbikqyrë kush?
E ma herët thojshin “jo xhipa të zi, jo badigarda”. Tash po i shohim me nga 10 bodyguards për 20 metra rrugë, e 7-8 xhipa tu i përcjellë. Si në film, jo në shtet demokratik.
Për bordet e institucionet skem cka flasim, zaptim me militantë partiakë. Kjo u ba normalitet qe sa kohë.
E pastaj për klientelizëm. Bonuse 100 euro para zgjedhjeve nacionale, tash 400 euro nëpër ndërmarrje publike para zgjedhjeve lokale. Krejt për vota.
Tenderat e energjisë të vendosura në grupe me mesazha në Whatsapp, i kemi pa edhe qato. E pastaj edhe monopole në energji e me tregti të rrymës në NOA.
Po si ka mundësi kjo? Krejt çka kanë thënë që është e keqe, tash po i bëjnë vetë, pa pikë marre.
Nuk kam fjalë. Kurrë se kisha besu që kishim ardh në këtë pikë, kritike.