Serbia insiston se Kosova nuk është kusht për anëtarësim në BE

| 14 Kor 2017 | 19:01 | Nga

Ndonëse përfaqësuesit e lartë evropian kanë përsëritur qëndrimin e tyre se Serbia mund të futet në BE duke e njohur Kosovën, njëjtë nuk po mendojnë edhe zyrtarët e qeverisë në Beograd.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Cedomir Baçkoviç shprehet i bindur se kusht i vetëm e BE-së është ndryshimi i kushtetutës vetëm në pikëpamjet e ndryshimeve ligjore.

Mirëpo, përfaqësuesi i qeverisë serbe nuk përmend çështjen e Republikës së Kosovës si kushtin kryesor për anëtarësimin e shtetit të tij në strukturat evropiane.

“Pjesa rreth Drejtësisë duhet të përputhet me rregullat e BE-së. Ndërsa ndryshimet e tjera nuk janë kërkesë e drejtpërdrejtë për të hyrë në BE”, është shprehur ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme