Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka nisur takimet me qytetarët e lagjeve të kryeqytetit për të ofruar zgjidhje specifike për problemet me të cilat ballafaqohen.
Ai ka theksuar se çdo lagje e Prishtinës do të ketë planin e vet të veprimit, të ndërtuar mbi nevojat dhe prioritetet të cilat kanë dalë nga takimet dhe bisedat e tij me qytetarët. Kjo seri e takimeve nisi të martën në Kodrën e Trimave, ndërsa ka vazhduar në lagjen Dardania.
Ismaili, para qytetarëve të kësaj lagjeje, shpalosi platformën e tij për Prishtinën, e cila tha se ndërtohet mbi 5 zgjidhjet e prekshme për problemet kryesore të qytetit.
Sipas tij, trafiku i rënduar, papastërtia, mungesa e sigurisë, ndërtimet pa plan dhe mungesa e hapësirave të gjelbra janë plagë të përbashkëta të kryeqytetit, të cilat mund të kapërcehen vetëm me zgjidhje të matshme dhe të mirëanalizuara, e jo me premtime utopike.
“Qëllimi ynë është t’ia rikthejmë Dardanisë identitetin historik dhe ta përshtatim me zhvillimet moderne urbane, duke ruajtur memorien kolektive dhe karakterin origjinal të lagjes,” tha ai.
Për Dardaninë, Ismaili paralajmëroi projekte madhore “identifikuese” që priten të realizohen gjatë katër viteve, me një investim që arrin deri në 15 milionë euro.
Premtimet kryesore janë:
