Trajnim për izolimin e baktereve patogjene në ushqim në IKSHPK

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë së Ushqimit të Departamentit të Ekologjisë Humane në IKSHPK, u mbajt trajnim me mikrobiologët dhe laborantët nga Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik.

Nën udhëheqjen e Dr. Arbëresha Jaka-Loxha dhe ekipit laboratorik, pjesëmarrësit u njohën me procedurat e punës për izolimin e baktereve patogjene në mostra ushqimore duke përdorur aparaturën VIDAS KUBE.

Trajnimi synoi aftësimin praktik të QRSHP-ve për zbatim efikas të metodave moderne në diagnostikën ushqimore.

🔬 Aftësitë e fituara përfshijnë:
• Përgatitjen e mostrës
• Leximin dhe interpretimin me VIDAS KUBE

Të ngjashme