Trump në OKB: Njohja e shtetit palestinez është një shpërblim për Hamasin

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Donald Trump ka thënë se ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe se palët negociuese “duhet ta bëjnë këtë”.

Ai përmend faktin se disa vende të fuqishme kanë njohur ditët e fundit një shtet palestinez.

Trump thotë se “kjo do të ishte një shpërblim” për mizoritë e Hamasit. Në vend që t’i nënshtrohen kërkesave për shpërblim të Hamasit, Trump shprehet se ata që duan paqe duhet të jenë të bashkuar në një mesazh të vetëm: të lirohen pengjet menjëherë.

Kjo frazë mori duartrokitje në sallë.

Të ngjashme