Për fat të keq nuk ka pasur një reagim të fortë dhe dinjitoz nga Perëndimi, ndaj gjithçkaje që po ndodh, as ndaj shkallës gjithnjë në rritje të sulmeve ruse në Ukrainë dhe pikërisht për këtë arsye Putini po vepron në këtë mënyrë, ai thjesht tall Perëndimin, heshtjen e tij dhe mungesën e veprimeve vendimtare në përgjigje, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
”Rusia po përpiqet hapur të shkatërrojë infrastrukturën tonë civile tani, para dimrit, infrastrukturën tonë të gazit, prodhimin dhe transmetimin tonë të energjisë. Nuk ka pasur asnjë reagim të vërtetë nga bota. Ne do të luftojmë për t’u siguruar që bota të mos heshtë dhe që Rusia ta perceptojë përgjigjen”, theksoi Zelensky.
”E përsëris, çdo raketë ruse dhe çdo dron rus përmban gjithashtu komponentë që ende furnizohen në Rusi nga vendet perëndimore dhe vende të ndryshme fqinje”, shtoi ai.
“Një raketë e vetme ruse ‘Kinzhal’ përmban 96 komponentë të prodhuar jashtë vendit, shumë prej të cilëve janë vërtet kritikë dhe që Rusia nuk i prodhon vetë. Gati 500 dronë të përdorur nga rusët gjatë natës përmbajnë mbi 100 000 komponentë të prodhuar jashtë vendit. Prodhuesit përfshijnë kompani nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Tajvani, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Zvicra, Japonia, Republika e Koresë dhe Holanda. Ka projekte që përfshijnë vende të shumta. Kjo duhet të ndalet”, tha presidenti ukrainas./