Djali 19-vjeçar i Donald Trumpit ka një pasuri prej 150 milionë dollarësh, ja si i fitoi

Prishtinë | 07 Tet 2025 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Mediat britanike raportojnë se djali 19-vjeçar i presidentit amerikan Donald Trump, Barron Trump, ka arritur një pasuri prej 150 milionë dollarë, kryesisht falë suksesit në kriptovaluta.

Sipas “Daily Mail”, Barron është bërë një nga të rinjtë më me ndikim në tregun digjital të financave, pasi ka bashkëthemeluar kompaninë “World Liberty Financial” së bashku me babanë e tij dhe vëllezërit më të mëdhenj vitin e kaluar.

Thuhet se ai i ka mësuar vetë presidentit Trump konceptin e “wallet”-it digjital, ndërsa kompania e tyre njohu rritje të jashtëzakonshme pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së, shkruan A2 CNN.

Sipas burimeve, “World Liberty Financial” i ka shtuar mbi 1.5 miliardë dollarë pasurisë së familjes Trump, dhe nga kjo shumë, Barron ka përfituar 10%, që përllogaritet në rreth 150 milionë dollarë.

Ky sukses e vendos djalin më të vogël të presidentit amerikan në radhët e të rinjve më të pasur në Shtetet e Bashkuara, me një karrierë që sapo ka nisur në fushën e financave digjitale.

Të ngjashme