Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të përpiqej të udhëtonte në Egjipt për nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
“Do të përpiqemi të shkojmë atje dhe po punojmë për kohën e saktë. Do të shkojmë në Egjipt, ku do të kemi një nënshkrim zyrtar të marrëveshjes”, theksoi ai nga Shtëpia e Bardhë.
Edhe i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff deklaroi se ”presidenti Donald Trump pritet të vizitojë Egjiptin javën e ardhshme, pasi presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi bëri një ftesë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për Gazën”.
“Presidenti është shumë i entuziazmuar për idenë e vajtjes në Egjipt dhe është planifikuar të shkojë javën e ardhshme”, theksoi Witkoff.