Izraeli ndan informacion mbi vendndodhjen e pengjeve të vdekur në Gaza

Prishtinë | 16 Tet 2025 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtari izraelit ka në bërë të ditur se Izraeli ka ndarë informacion mbi vendndodhjen e disa prej trupave të pengjeve të vdekur në Gaza.

“Në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësuesit, Izraeli po ushtron presion për të përfunduar fazën e kthimit të të gjithë trupave të mbajtur nga Hamasi”, ka thënë zyrtari.

Hamasi deri më tani ka kthyer nëntë nga pengjet e vdekura, duke pretenduar se ka transferuar të gjithë ata që mund të ketë qasje.

Trupat e 19 pengjeve të vdekura mbeten në Gaza, raporton CNN.

Sipas burimeve, Izraeli beson se Hamasi di vendndodhjet e disa pengjeve të tjera.

Të ngjashme