Nesër Zelensky do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 16 Tet 2025 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë të premten për të zhvilluar një takim me presidentin, Donald Trump, raporton BBC.

Pritet që Zelensky të kërkojë nga SHBA që t’i dërgojë Ukrainës raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, për ta ndihmuar në luftën kundër forcave ruse.

Më herët këtë javë, Trump sinjalizoi se mund të jetë i gatshëm t’i dërgojë këto raketa, të cilat kanë një rreze veprimi prej 2,500 km (1,500 milje), duke e vënë Moskën në shënjestër nga territori ukrainas.

Ky do të jetë vizita e tretë e Zelenskyt në Uashington DC që nga janari.

Të ngjashme