Ramush Haradinaj e uron Bedri Hamzën: Ju ofroj bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe timin, për interesat e qytetarëve

Prishtinë | 18 Nën 2025 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka uruar Bedri Hamzën që u zgjedh në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai i ka ofruar bashkëpunimin në emër të Aleancës dhe të tij, e që është në interes të qytetarëve dhe të mirën e Kosovës.

Postimi i Haradinaj:

I nderuar z. Bedri Hamza,

Ju uroj për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës!

Ju uroj suksese në mandatin tuaj dhe ju ofroj bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe timin, për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës.

Me respekt,

Ramush Haradinaj

Të ngjashme