Gjykata e Pejës i cakton një muaj paraburgim shtetasit të huaj për drogë

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Pejë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.M., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, sipas KPRK-së.

Në njoftimin e GjTh të Gjakovës thuhet se është vlerësuar se “caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm, pasi ekziston rreziku që i pandehuri, nëse lirohet, mund të ikë apo të arratiset, duke pasur parasysh faktin se E.M. nuk është shtetas i Republikës së Kosovës”.

Paraburgimi llogaritet nga data 02.12.2025, ora 12:00, dhe zgjat deri më 01.01.2026, ora 16:00.

Të ngjashme