Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të KQZ-së nuk do të bëhet tërheqjae shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Në një komunikatë për media, Elezi tha se sot do të vendoset data e tërheqjes së shortit.
“Ju njoftoj se sot nuk është planifikuar tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Në mbldhjen e sotme të KQZ-së, është planifikuar vetëm ndryshimi i datës për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Për datën e re do të vendosë KQZ në mbledhjen e sotme, e cila do të fillojë në orën 18:00”, thuhet në komunikatë.