SHBA njoftojn tarifa të reja për mikroçipat e importuar nga Kina, do hyjnë në fuqi në vitin 2027

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime kundër industrisë kineze të gjysmëpërçuesve, duke vendosur tarifa të reja për mikroçipat e importuar nga Kina, sipas një deklarate nga Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së.

Siç u bë e ditur, tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 23 qershor 2027.

Deri më tani, këto produkte janë importuar në Shtetet e Bashkuara me tarifa zero, gjë që, sipas palës amerikane, ka favorizuar në mënyrë disproporcionale industrinë kineze të mikroçipave në kurriz të prodhimit vendas dhe konkurrueshmërisë së kompanive amerikane të teknologjisë.

Njoftimi vjen pas një hetimi dyvjeçar mbi importet e çipave kinezë në Shtetet e Bashkuara, të iniciuar nga administrata Biden dhe të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së.

“Përpjekja e Kinës për të dominuar industrinë e gjysmëpërçuesve është e paarsyeshme dhe ngarkon ose kufizon tregtinë e SHBA-së dhe për këtë arsye është e dënueshme”, tha agjencia në një deklaratë.

Ndërsa detajet mbi tarifat e reja nuk janë publikuar ende, zyrtarët thonë se afati i vitit 2027 u jep kompanive kohë për të përshtatur dhe riformësuar strategjitë e tyre tregtare dhe të investimeve.

Ky veprim pritet të provokojë një reagim të ashpër nga Pekini, pasi përshkallëzon më tej tensionet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Të ngjashme