Djali ndjek hapat e babait: Ibrahimović transferohet te Ajax

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Maximilian Ibrahimović, djali i legjendës suedeze Zlatan Ibrahimović, është lojtari më i ri i Ajaxit. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Sulmuesi i ri do t’i bashkohet gjigantit holandez nga AC Milan, klubi ku ishte pjesë deri më tani. Marrëveshja është arritur në formë huazimi fillestar, me një klauzolë blerjeje në fund të sezonit, ashtu siç ishte raportuar më herët nga “De Telegraaf”.

Ndërkohë, AC Milan ka siguruar edhe një klauzolë përfitimi nga shitja e ardhshme e lojtarit, duke mbajtur kontroll mbi të ardhmen e tij.

Kështu, Maximilian Ibrahimović ndjek hapat e babait të tij, duke u transferuar te Ajax – një klub ku Zlatan kishte lënë gjurmë të thella në karrierën e tij si futbollist.

Të ngjashme