Kristjan Asllani do të ndërrojë skuadër, por mbetet në Serie A

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Daniele De Rossi beson fort te shpëtimi i Genoas.  Pak ditë pas barazimit 1-1 kundër Milanit dhe fitores 3-0 ndaj Cagliarit, klubi po lëviz pa u ndalur në merkato për t’i garantuar përforcime trajnerit.

Për mesfushën, mbi të gjitha, po vlerësohet profili i Kristjan Asllanit.

Aktualisht në huazim nga Interi te Torino, siç dihet shqiptari është në largim nga skuadra “Granata” pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Marco Baroni.

Në pritje të një zgjidhjeje mes Interit dhe Torinos, Genoa po e merr në konsideratë për të përforcuar repartin.

Asllani ka bërë 15 paraqitje me Torinon këtë edicion në Serie A, pa arritur të përfshihet në gola.

Interi në verën e vitit 2022 kishte shpenzuar 15.7 milionë euro për mesfushorin 23 vjeçar për ta transferuar nga Empoli.

Të ngjashme