FBK dënon KB Vëllaznimin pas incidentit të fundit

Prishtinë | 16 Jan 2026 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Basketbollistik Vëllaznimi është dënuar për incidentin fundit, ku në ndeshjen ndaj Bashkimit, një tifoz e godite me shishe uji në fytyrë ndihmëstrajnerin e skuadrës prizrenase, Bledar Gjeqaj.

Me këtë rast, KB Vëllaznimi është dënuar me gjobë prej 2200 euro në total dhe tre ndeshje pa shikues në pjesën e balkonit, nga ku është hedhur shishja e plastikës.

Ky nuk është dënimi i parë për skuadrë gjakovare gjatë këtij sezoni, pasi është dënuar edhe më parë nga FBK-ja.

Të ngjashme