Albin Kurti, kandidat i duhur për president në rrethanat aktuale

Prishtinë | 28 Shk 2026 | 19:50 | Nga Shenoll Muharremi

Nuk duhet me shku në zgjedhje, sepse kjo nuk i konvenon as Kosovës, as qytetarëve… por as partive kryesore politike.

Më së paku i konvenon LVV-së. Ata munden me shku në opozitë hipotetikisht nëse marrin më pak se 40% se më nuk ka “28 dhjetora”.

Albin Kurti është personi më adekuat për president në këtë situatë që kemi përfunduar me një krizë në horizon.

Ai ka fituar më së shumti vota dhe partia e tij ka 51% të përkrahjes.

Por kjo nuk duhet me ardh me konceptin e “kapjes absolute të institucioneve dhe shtetit”, ku LVV e kontrollon Kuvendin, Presidencën dhe Qeverinë.

Partitë opozitare duhet me votu Albin Kurtin me kusht që ai e zgjeron qeverinë dhe që PDK dhe LDK futen në qeveri, bashkë me LVV-në.

Qeveria e LVV-së është e dobët dhe keq-strukturuar.

Kjo qeveri si është pa ide e koncept, strukturë, ka predispozita me vazhdu qeverisjen e dobët, pa rezultate dhe me thellu krizën me energji, ekonomi dhe varfëri e migrim.

Kalimi i Kurtit në Presidencë mundëson futjen, me marrëveshje, të PDK-së dhe LDK-së në qeveri.

Me këtë lëvizje, njeriu më i besueshëm i Kurtit, Konjufca, mundet me koordinu qeverinë si kryeministër. Por Hamza e Abdixhiku duhet me qenë gjithashtu “kryeministra”, teknikisht zëvendëskryeministra. Vjosa Osmani mundet me u akomodu në Ministrinë e Jashtme, aty ku mundet me vazhdu me dhënë rezultate në diplomaci.

LVV mundet me vazhdu me menaxhu:

(a) Financat (që mos me thënë që po ia marrin buxhetin);

(b) Mbrojtjen; dhe

(c) Punët e Brendshme.. funksione këto me rëndësi për partinë e tyre, por edhe Kurtin.

(d) Kurti e menaxhon direkt Procesin e Dialogut me Serbi, por e ka përkrahjen edhe të PDK dhe LDK.

PDK dhe LDK munden me dhënë kontribute shumë të rëndësishme në ekonomi, energji dhe arsim. Gjithashtu në projekte të mëdha që na duhen jashtë mase sa më parë dhe ku LVV ka tregu paqëndrueshmëri gjatë 4-5 viteve.

Ne, në teori, kemi mundësi me nxjerrë një situatë të mirë nga kjo krizë që po vjen javën e ardhshme, pas një viti krize multidisiplinare gjatë 2025.

Nuk bëhet nami nëse Kurti e LVV e ndajnë qeverinë me të tjerët, sepse nuk kanë kompetenca vetë me menaxhu krejt situatat emergjente që ka nevojë Kosova.

Në anën tjetër, e ndajnë edhe përgjegjësinë me tjerët, nuk janë vetëm ata “përgjegjës” e gjitahshtu kanë përkrahjen për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e vështira që janë shumë afër.

Në zgjedhje nuk duhet me shku, në asnjë skenar.. edhe pse kjo i konvenon më së shumti PDK-së, sepse LVV do të humbë nga baza e 28 dhjetorit 2025.

Për president nuk duhet me shku në zgjedhje se kemi shumë opcione të mira në dispozicion.

Mundet me pas marrëveshje dhe me ushtru funksionin edhe Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku. Bën edhe Vjosa Osmani. Tradita me gra në presidencë duhet me u vazhdu, nëse është e mundshme.

Edhe Vlora Çitaku mundet me qenë një kandidate shumë efektive për nevojat e Kosovës në botë, por edhe Lutfi Haziri është opcion.

Nëse nuk pajtohen mes vete, e kemi Flaka Surroi që mundet me qenë një urë mes të gjitha partive, që ka eksperiencë dhe ka tregu maturi e balancë të qëndrueshme në qëndrimet publike vitet e fundit..

Ka opsione sa të doni, por duhet me pas vullnet, kurajo dhe me tregu kulturë kompromisi.

E kemi një mundësi, dhe secila krizë mundet me u transformu në dicka pozitive, edhe psë në Ballkan tepër e vështirë. Nëse kemi mësu dicka, mundemi me fitu dhe më bë komprimse në të mirë të Kosovës dhe mos me vazhdu me tregu kulurë përcarëse mes vete.

E kemi obligim, pas ekspiencës së vitit 2025 të reflektojmë dhe mësojmë diçka. E nëse jemi të zgjuar, edhe kjo situatë me presidentin është e tillë dhe na mundëson me nxjerë dicka të mirë për qytetarët, ekonominë dhe publikun.

Të ngjashme