Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktgjykim me të cilin ka refuzuar akuzën ndaj Albulena Haxhiut dhe të tjerëve, për rastin e gazit lotsjellës.
Lajmin e ka bërë të ditur Burim Halili, avokat i Albulena Haxhiut, i cili tha se kryetarja e Kuvendit tashmë nuk mban më asnjë barrë penale për akuzat që janë ngritur kundër saj.
Në vendimin e gjykatës thuhet se ku vendim është marrë pasi që është arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.
“Ky vendim është një hap përpara për të mirën e saj dhe për interesin publik, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që ajo ka pasur si përfaqësuese e qytetarëve të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës” tha avokati Halili.
Bashkë me Haxhiun janë akuzuar edhe ish-deputetët Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu.