Opinionisti Avni Arifi tha se gjatë bombardimeve të NATO-s, Holanda zhvilloi një aksion të madh humanitar për Kosovën.
Ai theksoi se shoqëria holandeze kontribuoi jashtëzakonisht, duke organizuar protesta dhe një natë televizive të dedikuar ndihmës, ku u mblodhën 70 mijë marka për qytetarët e Kosovës.
“Shqiptarët e kanë kryer punën e tyre derisa erdhi tek bombardimet. Protesta bëheshin në Bon, në Berlin, në Holandë. Kur erdhi tek bombardimet sikur u mor ky rol, pastaj e morën këta vet. Holanda është një nga ato shtete që i ka kontribu. U lavdojshin që kanë qenë në pushtet të Gjelbrit që kanë qenë kundër luftës. Holanda në atë kohë ka bërë shumë.. Pjesëmarrja e shoqërisë holandeze ka qenë e jashtëzakonshme, një natë ka qenë nata për Kosovën, ku të gjitha stacionet televizive ishin “ta ndihmojmë Kosovën”, atë natë janë mbledhur 70 mijë marka”, tha ai në Klan Kosova.