Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të shtunën se ishte takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, dhe se ata kishin rënë dakord të bashkëpunonin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Ekipet tona do të finalizojnë detajet”, tha Zelensky në aplikacionin Telegram, transmeton Klankosova.tv.
Të dy udhëheqësit trajtuan mundësitë për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh sipas Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse Ekonomike midis dy palëve, tha agjencia shtetërore e lajmeve të Emirateve WAM, pa dhënë më shumë detaje, raporton Reuters.