Qytetari në Kosovë nuk paguan vetëm për rrymën që e harxhon. Ai paguan për humbjet në sistem, për dështimet në planifikim, për borxhet, për kamatat e bankave, për marzhat e garantuara, për sahata që rrejnë për orën dhe për formula që nuk i shpjegohen askujt. Me fjalë të tjera, familjet dhe bizneset tona nuk e paguajn vetëm konsumin e vet, por edhe rrëmujën e një sektori të tërë.Në shumë shtëpi të Kosovës, mashtrimi nuk hyn me zhurmë. Hyn në heshtje, palohet në një copë letër dhe lihet mbi tavolinë, afër gotës së çajit, afër bukës, afër syve të lodhur të dikujt që po mundohet me e mbyll muajin. Ajo letër quhet faturë e energjisë.
Për shumicën, duket si diçka teknike. Disa numra. Disa tarifa. Pak kilovatë. Një total në fund.
Por në Kosovë, fatura e rrymës nuk është vetëm faturë. Është pasqyra më brutale e një sistemi që është ndërtuar me i shpërnda krejt kostot dhe dështimet e sistemit energjetik te qytetari, ndërsa përfitimet i ruan diku më lart, në errësirën e institucioneve, të monopoleve të privatizuara, dhe të heshtjes rregullatore.Kjo është arsyeja pse debati për energjinë nuk është debat teknik. Është debat për drejtësinë. Për zhvillimin. Për mënyrën se si shteti e trajton qytetarin e vet! E këtu, shteti nuk e trajton qytetarin si njeri që duhet me mbrojtë, por si xhep që duhet me zbrazë.
Të jemi të qartë! Kjo që po ndodh me energjinë elektrike nuk është vetëm çështje çmimi e faturave të fryra. Është çështje strukture.
Qytetari në Kosovë nuk paguan vetëm për rrymën që e harxhon. Ai paguan për humbjet në sistem, për dështimet në planifikim, për borxhet, për kamatat e bankave, për marzhat e garantuara, për sahata që rrejnë për orën dhe për formula që nuk i shpjegohen askujt.Me fjalë të tjera, familjet dhe bizneset tona nuk e paguajn vetëm konsumin e vet, por edhe rrëmujën dhe mashtrimin e një sektori të tërë.
Dhe kjo nuk është rastësi.
Sistemi tarifor në Kosovë është i ndërtuar mbi një logjikë të thjeshtë: çdo kosto e operatorëve kalon te qytetari, me marzha të parapërcaktuara dhe mekanizma korrigjues që e mbrojnë KEDS/KESCO nga çdo rrezik real. Në praktikë, kjo do të thotë se këto kompani nuk mbajnë pothuajse asnjë rrezik, sepse çdo devijim rregullohet më vonë përmes tarifave që i rregullojnë çdo vit me ngritje të çmimeve!Ndërkohë, qytetari është i vetmi që paguan për çdo gabim.
Mënyra si ndërtohen këto kosto është problem më vete. Kosto e financimit afatshkurtër, kamata, të cilën e kanë raportuar ZRRE për KEDS/KESCO në “Përshtatjet vjetore të të hyrave të lejuara maksimale” ka arritur mbi 10% në vitin 2024, ndërkohë që normat reale, kamata, të tregut kanë qenë dukshëm më të ulëta. Diferenca nuk është as gabim e as teknikalitet, është barrë direkte për qytetarin. Por për këtë në skandalet e rradhës që kërkojnë hetime!
Tutje, humbjet në rrjet llogariten rreth 20% dhe kalojnë automatikisht në faturë, pa transparencë reale mbi përbërjen e tyre. Edhe marzhat fikse pranohen pa verifikim të rrezikut real që pretendojnë të mbulojnë.