Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për masat e përkohshme të produkteve në raste destabilizimi

Prishtinë | 21 Pri 2026 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportin me amendamente të Komisionit Funksional për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, raporton Ekonomia Online.

Ky projektligj u miratua me 5 vota për dhe 2 abstenime.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro këtij projektligji, ndërsa Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Përparim Gruda nga Partia Demokratike abstenuan këtë votim.

Të ngjashme