Rriten çmimet e naftës pas sekuestrimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e naftës u rritën të enjten pas raportimeve për sulmin e tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit nga forcat iraniane.

Brent, standardi global për naftën e papërpunuar, luhatet rreth 103 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA u rrit mbi 94 dollarë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Çmimet janë rritur që kur presidenti i ShBA-së Donald Trump njoftoi një zgjatje të armëpushimit të martën për t’i dhënë Iranit më shumë kohë për të arritur një marrëveshje.

Të ngjashme