Sulmet izraelite në jug të Libanit kanë lënë të vdekur katër persona gjatë ditës së sotme, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, duke cituar ministrinë e shëndetësisë së Libanit.
“Dy sulme të armikut izraelit, ndaj një kamioni dhe një motoçiklete, në qytetin Yohmor al-Shaqeef në distriktin Nabatieh, kanë vrarë katër persona”, thuhet në deklaratë.
Nga ana e saj, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk kanë komentuar ende, ndërsa kanë vazhduar të reagojnë ndaj asaj që e quajnë shkelje të armëpushimit të zgjatur së fundmi nga Hezbollahu.
Ushtria izraelite më herët gjatë ditës ka lëshuar një paralajmërim të ri për civilët, duke u kërkuar të mos kthehen në dhjetëra fshatra në jug të Libanit.