Jashari: Institucionet të ndërmarrin masa që qytetarëve serbë t’u garantohet e drejta për ta shprehur vullnetin e tyre politik lirshëm

Prishtinë | 18 Maj 2026 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arber Jashari ka reaguar për siç ka thënë lajmeve të fundit për përndjekje, shkarkime nga puna dhe ndëshkime ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, nga eksponentë te Listes Serbe, e perkrahur nga Beogradi.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Jashari ka shkruar se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që qytetarëve serbë t’u garantohet e drejta për ta shprehur vullnetin e tyre politik lirshëm.

Sipas tij, ndikimi në përcaktimin e lirë të votuesve është vepër penale dhe ndëshkohet sipas ligjit.

Postimi i tij i plotë:

Lajmet e fundit për përndjekje, shkarkime nga puna dhe ndëshkime ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, nga eksponentë te Listes Serbe, e perkrahur nga Beogradi, vetëm pse guxojnë të mbështesin subjekte të tjera politike serbe, janë thellësisht shqetësuese dhe të papranueshme.

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që qytetarëve serbë t’u garantohet e drejta për ta shprehur vullnetin e tyre politik lirshëm, pa frikë dhe pa presion. Integriteti i zgjedhjeve duhet të mbrohet dhe të garantohet në çdo rrethanë.

Ndikimi në përcaktimin e lirë të votuesve është vepër penale dhe ndëshkohet sipas ligjit. Shantazhuesit, manipuluesit dhe mbjellësit e frikës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Nuk mund të ketë demokraci të plotë pa demokratizimin e çdo komuniteti në Kosovë. Pluralizmi politik brenda komuniteteve është i domosdoshëm dhe duhet të mbrohet e garantohet.

Të ngjashme