Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën historike të Presidentit Ibrahim Rugova dhe trashëgiminë e tij politike e kombëtare, duke theksuar se vlerat e rugovizmit vazhdojnë të jenë themel i rrugëtimit të Kosovës.
Osmani ka vlerësuar se Presidenti Rugova la pas një vizion të ndërtuar mbi urtësinë, durimin, demokracinë, orientimin perëndimor dhe bashkimin e popullit rreth këtyre idealeve.
“Sot, në gjurmët e po të njëjtit vizion, e kemi detyrim të ecim përpara me përkushtim të palëkundur: për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar, ashtu siç e deshën dhe për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, thuhet në mesazhin e saj.
Ajo ka theksuar se rugovizmi mbetet frymëzim politik dhe kombëtar për të ardhmen e vendit, duke përmbyllur deklaratën me mesazhin: “Rugovizmi jeton! Rugovizmi fiton!”