Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij në biseda private se Izraeli ka pak mundësi për të ndikuar në vendimmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Iranin, ndërsa SHBA po negocion një marrëveshje në kuadër të luftës që po zgjat prej gati tre muajsh, kanë bërë të ditur dy burime.
Sipas dy zyrtarëve izraelitë të njohur me këto biseda, të cituar nga Reuters, deklaratat e Netanyahut vijnë në një kohë kur Izraeli është lënë kryesisht jashtë negociatave për arritjen e një marrëveshjeje fillestare për ndalimin e luftës, e cila nisi me bombardime të përbashkëta SHBA-Izrael.