Irani dërgon delegacion në Katar për negociata të reja

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Kryenegociatori i Iranit në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, Mohammad Bagher Ghalibaf, dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi kanë mbërritur të hënën në kryeqytetin e Katarit, Doha, për diskutime mbi përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, ka bërë të ditur një diplomat i informuar për vizitën për CNN.

Sipas burimit, fokusi i delegacionit iranian në Doha është në çështjet që lidhen me Ngushticën e Hormuzit dhe uraniumin e pasuruar në nivel të lartë.

Në delegacion është përfshirë edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, Abdolnaser Hemmati.

Mes temave që pritet të diskutohen janë edhe fondet e ngrira të Iranit, të cilat trajtohen në memorandumet e mirëkuptimit që po negociohen mes Uashingtonit dhe Teheranit dhe që mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare, ka shtuar diplomati.

Katari, një aleat i rëndësishëm i ShBA-së, ka qenë gjithashtu një nga vendet e Gjirit që u prek nga sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj goditjeve SHBA-Izrael.

Kohët e fundit, ai ka marrë një rol më aktiv në ndërmjetësimin mes Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit.

Të ngjashme