Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se qytetarët të cilëve u është refuzuar aplikimi për përfitim nga Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë ndaj vendimit.
Sipas njoftimit, ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave, brenda afatit prej 30 ditësh nga data e pranimit të vendimit.
ATK-ja ka bërë të ditur se formulari për paraqitjen e ankesës mund të plotësohet përmes platformës së dedikuar për parashtrimin e ankesave.