Ngjarje e rëndë në Gjermani – Vdes dyvjeçari, ra nga dritarja e katit të katërt të banesës

Prishtinë | 23 Qer 2026 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Një operacion shpëtimi dramatik është zhvilluar të hënën pasdite para një pallati apartamentesh në Wuppertal të Gjermanisë, pasi një fëmijë dyvjeçar ra nga dritarja e një banese në katet e sipërme.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, përfshirë Bild, ngjarja ndodhi rreth orës 12:52 në një ndërtesë në rrugën Berliner Straße, një prej arterieve kryesore të qytetit, shkruan albinfo.

Fëmija u transportua menjëherë në spital nga shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak më vonë si pasojë e plagëve të rënda.

Raportohet se rrethanat e aksidentit ende nuk janë plotësisht të qarta. Dyshohet se dritarja mund të ketë qenë e hapur për shkak të temperaturave të larta të verës, duke bërë të mundur rënien e fëmijës pa u vënë re.

Policia gjermane ka nisur hetimet për të sqaruar ngjarjen, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë indikacion që të sugjerojë një veprim të qëllimshëm.

Të ngjashme