Një trevjeçar në Paris vdes brenda veturës i bllokuar nga nxehtësia, nëna e tij në spital në gjendje shoku
Një djalë trevjeçar ka humbur jetën pasi mbeti i bllokuar në një veturë në Paris, ndërsa Franca regjistroi ditën më të nxehtë në historinë e saj.
Fëmija kishte hyrë në veturën e familjes ndërsa babai i tij mendonte se ai po flinte, por nuk kishte mundur të dilte për shkak të sistemit të bllokimit të dyerve për fëmijë, tha prokurori publik, Guirec Le Bras.
Sipas prokurorit, nëna e fëmijës po flinte së bashku me fëmijën tjetër të çiftit, 18 muajsh, ndërsa babai po punonte në një kasolle në kopsht.
“Ai me sa duket u mbyll vetë brenda dhe mbeti i bllokuar në automjet përpara se prindërit ta gjenin pa ndjenja”, tha prokurori, duke shtuar se nëna ndodhet në spital në gjendje shoku.
Kjo vdekje është tragjedia më e fundit e lidhur me temperaturat ekstreme, ndërsa vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton dhjetëra viktima.
Të hënën, dy fëmijë të vegjël, të moshës dy dhe katër vjeç, humbën jetën pasi u gjetën në arrest kardiak brenda makinës së nënës së tyre në një parking të një zone banimi.
Parisi u përball me një tjetër ditë përvëluese pasi temperaturat në kryeqytetin francez arritën një rekord për muajin qershor prej 40.9 gradë Celsius të mërkurën – hera e parë në 150 vjet që temperaturat në qytet kaluan pragun e 40°C.
Pjesë të jugut të Anglisë dhe Uellsit po përballeshin me një tjetër ditë temperaturash rekord, me maksimalet rreth 37°C në disa zona, pasi të mërkurën në Hampshire u regjistrua një rekord i ri për muajin qershor prej 36.1°C.

Fëmijëa trevjeçar humb jetën në një makinë të nxehtë pasi mbeti i bllokuar, ndërsa nëna flinte gjatë valës së të nxehtit prej 40°C