Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në qytetin Kahramanmarash të Turqisë.
Sipas mediave turke, zjarri ka rënë në katin e parë të një ndërtese 12-katëshe në lagjen Bogaziçi gjatë orëve të mesditës.
Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta të zjarrfikësve, policisë dhe shërbimeve emergjente, raporton CnnTurk.
Nga zjarri kanë humbur jetën Esra Saltali 45-vjeçare, Muhammed Saltali, 32-vjeçare dhe Abdulgani Saltali, 26-vjeçare.
Ndërkaq, një person tjetër është dërguar në spital për shkak të tymit të shkaktuar nga flakët.